Site icon Partizani.net

Kujtimet e Kuqe: Cila është ndeshja e Partizanit që nuk do ta harroni kurrë?

Reklama

Historia e FK Partizanit nuk është shkruar vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit, përmes zërit dhe pasionit të mijëra tifozëve që e kanë ndjekur ekipin në çdo hap. Nga përmbysjet dramatike, ndeshjet ne Kategori të Dytë e deri te fitoret historike ndaj emrave të medhenj evropianë, çdo brez ka “pjesën e tij të jetës” të lidhur me ngjyrat e kuqe.

Kujtojmë shpesh “epokën e artë” të viteve ’60, kur stadiumi “Qemal Stafa” mbushej plot e përplot për të parë lojën virtuoze të Panajot Panos apo fitoren legjendare 1-0 kundër Torinos në vitin 1968.

Por, po aq të rëndësishme janë edhe kujtimet e viteve të fundit me disa tituj kampion apo ndeshjet në “Arenën e Demave”, ku tradita vazhdon të jetë e gjallë.

Mos harroni te na ndiqni dhe në Instagram dhe X (Twitter) per me shumë foto e lajme.

Na tregoni historinë tuaj!

Sot duam që tifozë të kthehen pas në kohë, meqë tashmë sezoni i tanishem është mbyllur. Ne ju ftojmë të ndani me ne:

Futbolli është mbi të gjitha ndarje emocionesh. Pavarësisht nëse keni qenë dëshmitarë të sfidave të mëdha, apo keni ndjekur ekipin në ditët më të vështira, çdo rrëfim është i çmuar në historinë e madhe të Partizanit.

Postoni fotot dhe tregimet tuaja në komentet më poshtë ose në Facebook!

Exit mobile version