Site icon Partizani.net

Partizani regjistron rekordin më negativ që nga rikthimi në Superiore

Reklama

Pas një fitoreje ndaj Dinamos në mbyllje të fazës së tretë, dukej se Partizani do të ishte nje nga pretendentet kryesorë për Final 4 e pse jo dhe titullin. Por, ajo që pasoi ishte një “fikje” totale e motorëve të kuq, duke i zhytur “Demat” në një nga krizat më të thella dhe më të papritura të historisë së tyre të fundit.

Ja vlen te theksohet se Partizani e filloi sezonin ne nje forme shume te keqe dhe duhej ardhja e trajnerit Kernaja qe Partizani te nderronte fytyre. Por vrrulli u shua ne fazen efundit.

Një rekord negativ historik

Statistikat flasin qartë dhe dhimbshëm për tifozët e kuq. Për herë të parë që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, Partizani ka qëndruar për plot tetë javë radhazi pa shijuar shijen e fitores. Kjo ecuri negative thyen çdo rekord të mëparshëm të klubit në këto vite në Abissnet Superiore, duke treguar një rënie të pashpjegueshme të formës.

Shifrat që “dogjën” sezonin

Faza e katërt ka qenë një makth i vërtetë për Partizanin. Ndërsa skuadrat e tjera luftonin për çdo pikë, kryeqytetasit u dorëzuan pothuajse pa kushte.

Këto shifra e rendisin Partizanin si skuadrën me formën më të dobët në kampionat gjatë kësaj periudhe, duke lënë pas edhe ekipet që luftojnë për mbijetesë.

Dy muaj të errët

Fitorja e fundit ndaj Dinamos tashmë duket si një kujtim i largët, pasi kanë kaluar plot dy muaj që kur lojtarët e kuq festuan për herë të fundit tre pikët. Ajo që nisi si një rënie e lehtë në lojë, u shndërrua në një krizë identiteti të plotë.

Trajneri i ri Zhivanaj nuk ka zjell asnjë risi pasi e ka nisur me dy humbje.

Exit mobile version