Site icon Partizani.net

Basket Femra / Vjen humbje e dytë ne Ligen Unike

Reklama

Liga Unike e basketbollit të femrave ka mbyllur dje takimet e javës së dytë me sfidën ndërmjet Partizanit dhe Bashkimit, kur miqte fituan 63-87.

Takimi nisi menjëherë nën diktatin e kampioneve të Kosovës, ndërsa për të parë koshin e parë të Partizanit, duhej pritur mbi 2 minuta, teksa Jacobosson ngushtoi në 2-6. Më tej perioda e parë u mbyll 12-25 për Bashkimin. Në çerekun e dytë skuadrat e rritën rendimentin në sulm, por ishin sërish miket ato që bënë më mirë, për ta fituar periodën 19-25, duke kryesuar 31-40 pas gjysmës së takimit.

Situata nuk ndryshon as në pjesën e dytë, teksa ekipi nga Kosova e kontrollon lojën, për ti fituar edhe dy periodat e mbetura, përkatësisht 14-21 dhe 18- 26, duke vulosur suksesin final me +24 pikë diferencë.

Në radhët e Partizanit rendimentin më të lartë e kishte Sophia Jacobsson, autore e 13 pikëve, 3 kërcimeve dhe 4 asistimeve.

Për sa i përket javës së tretë, ajo rezervon përballje interesante. Tirana dhe Partizani do të matin forcat në derbin e kryeqytetit.

Kujtojme qe Partizani e fitoi kete komepticion vitin e kaluar.

Exit mobile version