Site icon Partizani.net

Java 32: Kukesi – Partizani 1-2 (Video)

Reklama

Kukësi pret Partizanin në ‘Kukës Arena” në sfidën e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, e cila do të vendosë shumë për sa i përket garës për Europën.

Skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në tabelën e renditjes, me Partizanin që mban vendin e tretë për shkak të sfidave në ndeshje direkte.

Partizani vjen për fitore ne kete takim. Barazimi do ta mbante sërish në vendin e tretë skuadrën e drejtuar nga Mehmeti, por “Demat” nuk kërkojnë të rrezikojnë, pasi gara për një vend në Europë sa vjen e bëhet më e ngjeshur.

Fraksioni i pari foli i gjithi për Partizanin me të kuqtë që u shfaqën dominues ndaj Kukësit. Sinjalin e parë të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti e dhanë që në minutën e tretë kur Stenio Junior iu mohua goli nga traversa, ndërsa vetëm një minutë më pas, verilindorët u kundërpërgjigjen me një goditje pa shënjestër nga distanca e Pablo De Lucas.

Sakaq, vrulli i Partizanit “dërgoi” në gabim edhe Gjelbërim Taipin me Skukës që iu drejtua i vetëm portës kuksiane, kaloi edhe portierin Xhika ndërsa në fund goditja e tij nuk pati forcën e duhur dhe u ndal nga Jorgo Pëllumbi.

Gjithsesi, dominimi i të kuqve u shpërblye në minutën e 26-të kur këtë herë Stenio Junior mposhti Xhikën në një goditje me kokë pas harkimit të Carës. Sulmuesi i të kuqve pati fatin edhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon gol në impiantin e ri të verilindorëve, “Kukës Arena”.

Një minutën më pas, sërish fati nuk ishte në anën e Partizanit pasi Skuka u ndal nga shtylla. Por, festa e dytë për kryeqytetasit ishte rezervuar për minutën e 40-të teksa këtë herë Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, verilindorët kishin një “marsh” më shumë për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Dhe, goli erdhi në minutën e 52-të me anë të Luka Milunovic i cili shënoi me portën e boshatisur teksa më parë nga shtylla ishte ndalur tenttativa e Edi Basa.

Në të 63-tën, Feijao i rrëmben topin Markut në zonë, pason për Milunovic por në fund serbi ndalet nga Belica. Ndërkaq, Stenio Junior shpërdoron një rast flagrant teksa përfitoi pas një mosmarrëveshje të Lulajt dhe De Luca. Braziliani provoi të ndëshkonte Xhikën me një parabël, por portieri e kuptoi idenë dhe e ndali topin në kohë.

Në vazhdim, Kukësit i munguan rastet konkrete ndërsa Partizani administroi mirë ndeshjen teksa në minutën e 91-të mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maguette i cili u ndëshkua nga arbitri Hamiti pas një gjesti antisportiv ndaj Lulajt.

Të kuqtë ruajnë vendin e tretë dhe fitojnë duelin direkt ndaj Kukësit. Kështu, Partizani i trajnerit Dritan Mehmeti ruan formën dhe pas fitores me Dinamon koleksionojnë triumfin e dytë radhazi.

Formacionet

KUKËSI: Xhika, Lulaj, De Lukas, Gj. Taipi, S. Taipi, Basa, Ndreca, , Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Da Silva. Trajner: Diego Longo

PARTIZANI: Hoxha, Belica, A. Marku, H. Marku, Skuka, Stenio Zhunior, Mala, Cara, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajneri: Dritan Mehmeti

Minutat

Video

90′ Maget karton i kuq
70′ Junior
52′ GOL 1-2
40′ GOOOL Junior 0-2
27′ Skuka
25′ GOOOL Junior
15′ Skuka
03′ Junior
Exit mobile version