Site icon Partizani.net

Java 30: Vllaznia – Partizani 0-0

Reklama

Minutat

Video

43′ Rrapaj
08′ Skuka gol (anullohet nga VAR)

Prag-ndeshja

Vllaznia pret në stadiumin “Loro Briçi” Partizanin në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Supriore”. Të dyja ekipet luajnë me qëllimin për të siguruar 3 pikët, për të qenë në garë për një vend në Kupat e Europës.

Vllaznia e drejtuar nga Elvis Plori, ndodhet vetëm një pikë larg Partizanit në renditjen e kampionatit.

Një klasike e futbollit shqiptar, që vjen me gjithë rivalitetin e mundshëm të një finaleje sezoni, që i shikon të dyja skuadrat në luftë për të njëjtin objektiv. Bilanci është shumë i ngushtë ne pese ndeshjet e fundit, pasi 4 prej këtyre sfidave kanë përfunduar në barazim sa i përket lojës së rregullt, ndërsa 1 është fituar nga shkodranët me avantazhin mininal 1-0, çka paralajmëron edhe këtë herë një sfidë të ekuilibruar.

Të dyja skuadrat vijnë pas barazimeve respektive, Vllaznia ndaj Teutës dhe Partizani ndaj Skënderbeut dhe e shikojnë këtë përballje si pikën e kthesës për t’i dhënë zhvillimin final sezonit. Te Partizani kërkojnë revanshin, me Dritan Mehmetin që ka punuar shumë edhe në planin psikologjik. Këtë herë presioni anon nga kampi i tij, jo vetëm për eliminimin në Kupë, por edhe sepse të kuqve u duhet të parakalojnë pikërisht Vllazninë në klasifikim për të siguruar biletën europiane, dhe nga të kuqtë të gjithë presin një skuadër të karikuar në maksimum.

Skuadra ka demonstruar rritje këtë vit kalendarik, por pa pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale sezoni mund të konsiderohet dështim dhe nga një arritje e tillë mund të varet edhe konfirmimi i trajnerit. Sezoni i Partizanit kalon pikërisht nga stadiumi ku nuk fiton që nga tetori i 2019-ës: “Loro Boriçi”.

Formacionet

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Latifi, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, A.Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Murataj, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajner: Dritan Mehmeti

Exit mobile version