Site icon Partizani.net

Mjafton Skuka në Korçë, dy gola në 45 minuta

Reklama

Formacioni: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Kallaku, Mala, Junior, Cara.

Sot u luajt ndeshja e rradhës, e vlefshme për Javën 20 te Superligës. Partizani përballet me Skënderbeun ne Korçë dhe arrin nje fitore dramatike me shifrat 1-2. Vendasit kalojne te paret ne avantazh ne pjese e pare, por ne te dyten futet Skuka dhe ndryshon gjithecka. Dy gola shume te rendesishem per sulmuesin qe i jep fitoren dhe tre piket Partizanit.

Ka pasur dhe nje ngjarje te shemtuar ne minutat shtese, pasi Partizani kaloi ne avantazh. Gjyqtari anësor u godit me diçka nga tifozët vendas duke u çarë në kokë dhe duke u gjakosur.

Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë. Më pas sfida filloi sërish përr të luajtur minutat e fundit që ngelën.

Minutat e ndeshjes dhe videot e golave mund ti gjeni me poshte.

Minutat

Video

Exit mobile version