Site icon Partizani.net

Rrok Toma grumbullohet sërish me Shqipërinë U-21, sulmuesi i Partizanit në listën e Alban Bushit

Reklama

Rrok Toma vazhdon të jetë pjesë e planeve të Kombëtares shqiptare U-21. Sulmuesi i Partizanit është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Sllovenisë dhe Italisë në datat 5 dhe 8 qershor.

Në listën e publikuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21, emri i Tomës është përfshirë sërish, duke konfirmuar besimin që Bushi vazhdon të ketë te sulmuesi i të kuqve.

Ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Italisë pritet të jenë një test i rëndësishëm për ekipin U-21, por edhe një mundësi e mirë për futbollistët e rinj që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.

Te Partizani shohin me pozitivitet grumbullimin e Tomës, ndërsa sulmuesi synon të shfrytëzojë maksimalisht minutat me fanellën kuqezi për të konfirmuar rritjen e tij edhe në nivel kombëtar.

Exit mobile version