Site icon Partizani.net

Pas firmës vjen lajmi më i keq, kapiteni i Partizanit detyrohet të largohet jashtë vendit

Reklama

Marçelino Preka po përjeton një sezon tepër të vështirë te Partizani, me dëmtimet që nuk po e lënë të gjejë vazhdimësi në fushë. Vetëm pak kohë pasi klubi vendosi të rinovojë kontratën e tij, mbrojtësi i të kuqve ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Kapiteni i Partizanit pritet të udhëtojë jashtë Shqipërisë për t’iu nënshtruar një operacioni, pas problemeve të vazhdueshme fizike që e kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit.

Gjithçka nisi në ndeshjen ndaj Vorës në muajin nëntor, kur Preka pësoi dëmtimin e parë serioz. Pas një periudhe rikuperimi, ai u rikthye në fushë, por problemet fizike u përsëritën sërish në javët në vijim.

Edhe në rikthimin e fundit ndaj Flamurtarit, mbrojtësi shkodran nuk arriti ta mbyllte ndeshjen, duke u zëvendësuar pas pjesës së parë për shkak të gjendjes së tij fizike. Një situatë që ka shtuar shqetësimin te stafi i Partizanit dhe vetë lojtari.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, klubi vazhdon të besojë te 22-vjeçari, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm pas aktivizimit të opsionit të rinovimit.

Tashmë, shpresat janë që ndërhyrja jashtë vendit t’i japë fund problemeve të tij dhe Preka të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të Partizanit.

Exit mobile version