Site icon Partizani.net

Partizani U13 e nis me rezultate pozitive në turneun e Athinës

Reklama

Skuadra U13 e Partizani, e drejtuar nga trajneri Amber Ursi, po zhvillon një turne miqësor në Athinë, ku ka regjistruar rezultate mjaft pozitive në dy sfidat e para të kompeticionit.

Faqja e Akademise Partizani raporton se të kuqtë triumfuan me shifrat e thella 8:0 ndaj ekipit të Ethnikos Karamidko, duke dominuar plotësisht takimin dhe treguar cilësi në çdo repart të lojës.

Në ndeshjen e dytë, Partizani U13 barazoi 1:1 përballë ekipit të Glifades, në një duel të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Paraqitje shumë të mira dhe eksperiencë e vlefshme ndërkombëtare për talentet e vegjël të kuq, të cilët vijojnë aventurën e tyre në turneun që po zhvillohet në Greqi.

Exit mobile version