Site icon Partizani.net

Zhivanaj pas humbjes: “Një rezultat zhgënjyes, na penalizuan dëmtimet dhe psikologjia”

Reklama

Trajneri Realf Zhivanaj u shfaq mjaft i zhgënjyer pas disfatës ndaj Egnatias, duke vënë theksin te gjendja e rënduar psikologjike e skuadrës pas humbjes së derbit dhe mungesat e shumta në formacion.

Me lojtarë kyç si Skuka, Doumbia, Preka dhe Martinez jashtë fushës, Zhivanaj pranoi se ekipi e pati të vështirë të mbante ritmin, pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar brenda objektivave të ndeshjes.

Pasi u gjendën në disavantazh prej 2-0, stafi teknik rrezikoi gjithçka duke kaluar në një skemë sulmuese 4-4-2. Ndonëse skuadra krijoi disa raste shënimi, mungesa e qetësisë bëri që ato të mos konkretizoheshin.

Në mbyllje, Zhivanaj tregoi sportivitet duke pranuar superioritetin e kundërshtarit: “Egnatia meriton komplimente për lojën e treguar, ndërsa ne duhet të gjejmë forcën për t’u ringritur bashkë.”

Exit mobile version