Site icon Partizani.net

Partizani Shpallet Kampion i Shqipërisë në Volejboll Meshkuj: Titulli i 18-të në Histori!

Reklama

Volejbolli shqiptar ka kurorëzuar mbretin e ri të rrjetës për sezonin 2025-2026. Në një atmosferë elektrizuese, Partizani ka arritur të mposhtë Skënderbeun në finalen e trete dhe vendimtare, duke u shpallur kampion i Shqipërisë ne volejboll per meshkuj.

Një Finale Dramatike

Të kuqtë e nisën fort sfidën, duke fituar setin e parë 25-16. Reagimi i korçarëve erdhi në setin e dytë, ku Skënderbeu triumfoi ngushtë 25-27. Partizani riktheu avantazhin me fitoren 25-21 në setin e tretë, por Skënderbeu nuk u dorëzua dhe barazoi gjithçka pas suksesit 25-16 në setin e katërt.

Gjithçka u vendos në setin final. Ndonëse Skënderbeu u përpoq të rivalizonte, sidomos në setin e tretë, djemtë e kuq të drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri treguan një nivel të lartë loje duke mos e lëshuar avantazhin. Ata fituan 15-8 dhe moren serine finale me nje rezultat te paster me 3 fitore kunder 0 te korcareve.

Rekordi dhe Historia

Ky sukses nuk është thjesht një trofe radhe. Me këtë fitore, Partizani:

Festë e Merituar

Në përfundim të ndeshjes, shpërtheu festa legjitime e lojtarëve dhe tifozëve qe ishin te pranishem ne shkallët e palestrës. Trofeu u dorëzua mes duartrokitjeve, duke mbyllur një sezon të gjatë dhe mjaft kompetitiv.

Exit mobile version