Site icon Partizani.net

Komisioni i Disiplinës ndëshkon Partizanin: Gjobat dhe vendimet pas derbit

Reklama

Ethet e derbit të fundit të kryeqytetit nuk kanë kaluar pa pasoja për klubin e Partizanit. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit, ku si pasojë e sjelljes së tifozërisë dhe incidenteve gjatë ndeshjes, “Demat e Kuq” janë detyruar të përballen me sanksione financiare.

Sipas vendimit të publikuar, Partizani është ndëshkuar me një gjobë prej 100,000 lekësh. Ky penalitet ka ardhur si rezultat i hedhjes së sendeve në fushën e lojës dhe përdorimit të mjeteve piroteknike nga ana e mbështetësve të kuq, veprime këto që kanë shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe kanë cenuar sigurinë në stadium.

FK Partizani gjithashtu eshte urdhëruar të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Exit mobile version