Reklama
Partizani B nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0 me 0 ndaj Butrintit në stadiumin “Arena e Demave” duke mos përfituar nga barazimi i Orikut me Bylisin B.
Ergys Luga ndërkohë e pati debutim në krye të Partizanit B, duke marre keshtu zyrtarisht vendin e Oltijon Kerrnajes qe tani drejton skuadren e pare.
Partizani B hodhi në fushë edhe Bintsukën me Ismailin nga minuta e parë, por pa arritur te 3 pikët. Kjo është ndeshja e katërt radhazi, që ekipi B nuk e fiton në fushë dhe mbetet 3 pikë larg kreut. Më parë ka dështuar me Shkumbinin, Orikun dhe Bylisin B. Por përballë këtyre të fundit e fitoi ndeshjen në tavolinë.
Formacioni: Allmuça; Kola, Sulo, Bunkhoev, Ismaili, Ndrejaj, D. Balla, Ogunleje, Mando, Bakalli, Bintsuka. Trajner: Ergys Luga
