Site icon Partizani.net

Partizani Femra e nis kampionation me fitore ndaj Kinostudios

Reklama

Skuadra e vajzave të Partizanit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke marrë një fitore të pastër në transfertë ndaj Kinostudios me rezultatin 0–2.

Vajzat e drejtuara nga Cyme Lulaj zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe me personalitet, duke treguar qartë ambicien për të qenë pjesë e katërshes më të mirë në këtë edicion. Nga një gol për secilën pjesë mjaftoi që të kuqtë të siguronin tri pikët e para të kampionatit.

Në minutën e 35-të Bora Bushati zhbllokoi sfidën, ndërsa në pjesën e dytë Liridona Gashi vulosi rezultatin përfundimtar 0–2, duke konfirmuar një nisje pozitive për skuadrën e kuqe.

Me këtë fitore, Partizani Femra nis me këmbë të mbarë rrugëtimin në kampionat, duke shfaqur lojë të ekuilibruar, karakter dhe dëshirë .

Exit mobile version