Site icon Partizani.net

Partizani bind në Korçë, djemtë e volejbollit kalojnë me 3 sete kundër Skënderbeut

Reklama

Pasi kishte qëndruar një javë pushim, Partizani është rikthyer në kampionat duke siguruar 3 pikët e radhës në Superligën e volejbollit të meshkujve.

Të kuqtë e Ylli Tomorrit patën një provë bindëse në transfertën e Korçës, duke e mundur Skënderbeun me rezultatin 0-3 në ndeshjen përmbyllëse të javës së katërt.

Takimi i luajtur në pallatin sportit “Tamara Nikolla” u kontrollua në të tria setet nga miqtë, të cilëve u mjaftuan 1 orë e 16 minuta për ta certifikuar fitoren.

Partizani ishte gjatë të gjithë kohës në epërsi, në të tria setet, duke i fituar ato bindshëm: 19-25, 18-25 dhe 17-25. Paraqitje super nga Leonardo Doda në ofensivën e kuqe, protagonist me 22 pikë. 14 pikë për Norgen Barutin dhe 12 për Ledion Martiron.

Ky artikull eshte botuar fillimisht nga Panorama Sport.

Exit mobile version