Site icon Partizani.net

Abissnet Superiore U-17/ Partizani fiton titullin kampion

Reklama

Kampionati “Abissnet Superiore” U-17 për sezonin 2023/2024 ka ulur sot siparin teksa Partizani U-17 është shpallur ekipi kampion.

Të kuqtë u renditën në vendin e parë të kampionatit pasi në 26 javë grumbulluan 45 pikë.

Partizani e kishte siguruar titullin kampion U-17 ndërsa të kuqtë ndeshjen e fundit e luajtën me Skënderbeun në “Arenën e Demave” duke triumfuar 3-1.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia për dorëzimin e titullit kampion nga FSHF. A

nëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro, i dorëzoi futbollistëve të Partizanit U-17 trofeun e kampionit dhe medaljet.

Exit mobile version