Site icon Partizani.net

Video / Skuka e Hadroj gjejnë golat e parë, Partizani përmbys Apoloninë në Kupën e Shqipërisë

Reklama

Partizani është kualifikuar në fazën tjetër pasi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Apoloninë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin fierakët me golin e portierit Harizaj. Ai gjuajti nga pika e penalltise perballe Hoxhes, dhe ky i fundit arriti ta presi gjuajtjen qendrore. Por topi shkon serisht te portieri kundershtar qe gjuan dhe shenon per miqte.

Por, ata nuk festuan shumë pasi Skuka me një goditje me të djathtën ktheu baraspeshën. Pas nje rremuje ne zone ku kishte pretendime per penallti, Skuka tregohet i qete dhe dergon topi ne rrjete me gjuajtje te sakte.

Partizani kaloi me pas ne avantazh me nje gol nga Hadroj në minutën e 65′ pasi ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida u vulos në minutën e 87′ kur Mensah shënoi golin e tretë duke kualifikuar kështu Partizanin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Shikoni golat me poshte:

Mensah shenon golin e trete
Skuka shenon golin e barazimit
Apolonia shenon me penallti, 0-1
Exit mobile version