Reklama
Skuka ishte autori i golit te pare te Partizanit sot ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise kunder Apolonise. Partizani ishte ne disavantazh 0-1, dhe Skuka barazoi rezultatin me nje gjujatjenga brenda zones (shikoni golin).
Sulmuesi ka folur shkurt per mediat pas kesaj fitore, ku ai gjeti dhe golin e tij te pare pas rikthimit ne skuader.
“Ndihem mirë. Çdo gol i imi që ndihmon skuadrën më bën të ndihem mirë. Por duhet punë për të gjetur Skukën që isha. Besoj se profesori ka punuar fortë me grupin. Mendoj se do arrijmë çdo objektiv që ka klubi. Po bëj gati çdo ditë stërvitje individuale dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrij 100%. Unë futem çdo ndeshje për të shënuar. Shpresoj që po dhe në Shkodër.”

