Site icon Partizani.net

Hadroj flet pas fitores në Kupë

Reklama

Ja cfare tha Andi Hadroj per mediat pasi shenoi nje gol ne fitoren kunder Apolonise

Hadroj: Jam i lumtur për golin e parë me Partizanin. E kam kërkuar shumë gjatë sepse është një ndjesi shumë e veçantë. Jam edhe shumë i lumtur se ishte gol fitoreje, por më rëndësi pati kualifikimi.

A mund të impenjohet Partizani maksimalisht në Kupë dhe Kampionat?

Hadroj: Partizani e ka kontigjentin. Lojtarët dhe cilësia janë aty vetëm se duhet pak më shumë fokus. Besoj se në të dy kompeticionet do të jemi shumë të fortë.

Humbja me Laçin a ishte një leksion, që ju duhet të bëni kujdes në sfidat e tjera?

Hadroj: E kam thënë edhe më herët se ky kampionat është i paparashikueshëm . Në atë takim patëm rate pa fund dhe është edhe ai ligji i pashkruar në futboll, se po nuk shënove do ta pësosh. Kështu ndodhi edhe me ne që me dy raste në fund, nga pakujdesi e mbrojtjes dhe ekipit, u ndëshkuam.

Do të shkoni në “final 4”, a mendoni se Egnatia është ekip më i fortë se Partizani?

Hadroj: Asnjëherë. Kurrë nuk i druhem ekipit kundërshtar, frikën e kam vetëm tek ekipi im nëse impenjimi nuk është maksimal. Nuk kemi frikë asnjë skuadër.

Po, a ka skuadër në këtë kampionat që bën diferenca?

Hadroj: Mendoj se jo… Partizani, Egnatia, Tirana dhe Vllaznia besoj se do të jenë favorite për katër vendet e para, por futbollit nuk i dihet asnjëherë.

Të dielën luani ndaj Vllaznisë, një ndeshje që ka shumë domethënie…

Hadroj: Ndeshjet e forta e bëjnë një ekip kampion. Forcën e vërtetë duhet ta tregojmë me ekipet pretendente.

Exit mobile version