Site icon Partizani.net

Pikantet e Partizani-Teuta, mesazh per Babamusten dhe debutime

Reklama

Partizani fitoi kunder Teutes me shifrat 1-0. Ndeshja u luajt të shtunën në temperatura nën zero dhe kjo ndikoi që në stadium të mos ishin më pak se 1,000 spektatorë.

Dritat

Në një moment gjatë pjesës së parë prozhektorët e stadiumit pësojnë një luhatje të ndriçimit. Fatmirësisht gjithçka rregullohet në kuadrin e shumë pak sekondave dhe gjithçka i kthehet normalitetit.

Murataj

Rri Murataj, atje. O Murataj”, dëgjohet Shehi në mesin e pjesës së parë, me mesfushorin, që hutohet për momentin dhe më pas merret vesh me shenja me trajnerin për pozicionimin që duhej të mbante në fushë në atë moment. Trajneri i jepte vazhdimisht udhëzime kapitenit, pasi dukej sikur e përdorte si xhol për ndryshimet në vendosje.

Maget

Maget i bën me shenjë Shehit për zëvendësim, pasi ndjen dhimbje. Më pas mesfushori shtrihet në tokë për t’i dhënë kohë Ismailit të bëhet gati. Mesfushori dardan debuton kështu me fanellën e Partizanit.

Skuka

Edhe Xhuliano Skuka debuton me fanellën e kuqe. Sulmuesi aktivizohet në vend të Rrapajt dhe merr si mbështetje brohorimat e tifozerisë. Këta të fundit thërrasin emrin e sulmuesit edhe pas fundit të ndeshjes, kur skuadra iu afrua për të festuar fitoren.

Babamusta

Tifozët e Partizanit nuk e harrojnë ish-lojtarin e tyre, Dritan Babamustën. Para pak ditësh, Esli, djali dy muajsh i menaxherit të ekipit Kombëtar, humbi jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Për shërimin e tij u mblodhën edhe donacione dhe u dërgua jashtëvendit, por në fund nuk ia doli. “Babamusta jemi me ty”, shkruhej në një banderolë të shpalosur nga tifozët e kuq.

Perla

Perla, vajza e vogël e presidentit Demi, duket gjithnjë e më e përfshirë me atë çka ndodh në klub. Pas fotos në prezantimin e Skukës, ajo dje ishte mjaft e interesuar dhe prezente në konferencat pas ndeshjes, ku qëndroi në prapaskenë.

Exit mobile version