Site icon Partizani.net

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, fitore 4-0 e 2-0 kundër Apolonisë

Reklama

Janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet çerekfinale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19.

Në këtë fazë u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë, perfshi dhe Partizanin, me ndeshjet që u luajtën në Kamëz dje dhe sot.

Ditën e shtunë u zhvilluan katër takimet e para, nga dy respektivisht për çdo grupmoshë, ndërsa këtë të diel u luajtën edhe katër sfidat e tjera që kanë përcaktuar kështu edhe ekipet që kalojnë në gjysmëfinale.

Kupa e Shqipërisë U-17

Partizani, Skënderbeu, Tirana e Teuta janë gjysmëfinalistet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17.

Në takimin e ditës së diel, Partizani fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Apolonisë. Sipas skemës së përcaktuar, Partizani U-17 do të përballet në gjysmëfinale me Teutën.

Cerekfinalet

Gjysmëfinalet

Kupa e Shqipërisë U-17

Partizani, Skënderbeu, Bylis, dhe Laçi janë ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19.

Partizani nuk e vendosi në diskutim fitoren ndaj Apolonisë dhe triumfoi me rezultatin 2-0 diten e diel. Sipas skemës së përcaktuar, Partizani U-19 do të përballet në gjysmëfinale me Skënderbeu.

Cerekfinalet

Gjysmëfinalet

Exit mobile version