Site icon Partizani.net

Shehi flet para debutimit në Superiore

Reklama

Trajneri Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes së parë të tij zyrtare në stolin e të kuqve. Një ndeshje që përkon me sfidën ndaj Teutës, ku tekniku durrsak ka theksuar se kërkon maksimumin nga ekipi i tij.

“Sigurisht në profesionin të cilit unë i kam hyrë prej 5 viteve i ka këto lëvizje, kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej komplet të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi, ka ndryshuar edhe pozicioni im, kam qenë në rolin e lojtarit dhe kapitenit ndërsa tani jam të trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, duke ditur edhe objektivat që ka klubi dhe është përgjegjësi e madhe ta drejtosh këtë klub.

E nisim kampionatin pas një pauze, është ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karriere të gjatë, se kam rreth 30 vite në futbollin shqiptar, që nga viti 1994 dhe kam ndërruar shumë skuadra. Kështu i bie që sa herë të përballëm është një ish-skuadër. Ndaj ish-skuadrave gjithmonë ruajë respekt të ndërsjellë siç i takon një profesionisti, kurse në fushën e lojës dua të gjitha ndeshjet t’i fitoj.

Në futboll nuk ka skuadra të lehta, ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë. Me këtë ide duhet të futemi, nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara, por në atë që kemi punuar dhe punojmë, faza shërben për kampionatin. Aty kërkojmë të jemi serioz në çdo ditë të punës, se kampionati është që javë për javë të bëjmë më të mirën tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë seriozitet dhe asnjëherë dozë demotivimi.

Fatkeqësisht nga lojtarët që kam gjetur të dëmtuar, asnjë nuk është kthyer dhe Mehmeti mungon për arsye kartonësh. Shpresojmë që në vijim, edhe pse gjendja përmirësohet, gradualisht të futen me grupin dhe pastaj të marrin gjendjen optimale. Tani është situatë e njëjtë me atë që ka mbaruar kampionati. Mos gabohem në atë ndeshje të fundit Bintsuka ishte ndërsa tani nuk është. Kemi kontingjent lojtarësh që nuk mund të qajmë ato që nuk janë, por të përqendrohemi te ajo që duam të marrim nesër.

Ajo që pashë në Turqi ishte skuadër dhe djem që kanë dëshirë për të punuar, seriozitet, dëshirë për të ecur përpara. Ne duhet të ngulmojmë sa më shumë sa i përket pjesës së vazhdimësisë, për t’u rritur kërkohet vazhdimësia, e cila kërkon disiplinë, pune e përkushtim. Këto i pashë në ato pak ditë sa ishim atje, besoj se na kanë shërbyer.

Skuka e njeh mirë ambientin, ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka.

Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka”, tha ndër të tjera Shehi.

Exit mobile version