Site icon Partizani.net

Basket Meshkuj: Fitore 74-70 kundër Fieri Basket në Kupë

Reklama

Pas pushimit të festave, basketbolli ka “ndezur motorët” për pjesën e dytë të sezonit, teksa dje janë luajtur edhe dy takimet e para për vitin 2024, sfida të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në radhët e meshkujve.

Nje prej ketyre ndeshjeve ka qene ajo e Partizanit. Te kuqte e kanë kaluar me sukses raundin e parë të fazës paraeliminatore, ndërsa tashmë do të matin forcat me Elbasanin sot për një vend në çerekfinale.

Partizani mposhti Fierin në “Asllan Rusi” me rezultatin 74-70 (23-16, 16-17, 14-21, 21-16).

Kjo ishte një përballje shumë e luftuar, por “demat” ishin më të vendosur, duke dalë me suksesin e merituar.

Brown me 24 pikë e 14 kërcime dhe kapiteni Gjyzeli me 27 pikë e 10 kërcime ishin më të mirët për kryeqytetasit.

Exit mobile version