Reklama
Me ardhjen e Xhuliano Skukës te Partizani, shkon në 5 numri i qendërsulmuesve në dispozicion të trajnerit Shehi. Skuka, Mba, Mensah, Keko dhe Bintsuka janë futbollistët që luajnë në këtë rol.
Ky mbipopullim e detyron klubin të ulë numrat në këtë rol dhe Kristian Mba pritet të jetë mes të sakrifikuarve.
Gazeta “Panorama Sport” raporton se Mba vazhdon të ketë oferta nga liga jashtë vendit, por me ardhjen e Skukës largimi bëhet akoma më i mundshëm largimi i tij.
Klubi po punon në lidhje me ofertat që kanë mbërritur për nigerianin, dhe po shikon mundësitë e një transferimi gjatë merkator së dimrit.
Partizani me shitjen e Mba pretendon të rikuperojë 180 mijë eurot e shpenzuara për blerjen e tij 1 vit më patë, por edhe të nxjerrë fitime.

