Reklama
Nuk ka më dyshime! Xhuliano Skuka është sulmuesi më i ri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ja cfare shkruhet ne faqen zyrtare ne Facebook:
Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.

