Site icon Partizani.net

Volej meshkuj / Partizani fiton gjysmëfinalen ndaj Vllaznisë

Reklama

Partizani në volejboll për meshkuj ka shënuar fitoren e parë në gjysmëfinale të fazës së “play off” të Superligës përballë Vllaznisë së Shkodrës.

Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri kanë mposhtur me lehtësi skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 3:0 (25:9; 25:14; 25:23).

Shkodranët kanë arritur që të ofrojnë rezistencë më të madhe vetëm në setin e tretë të takimit duke barazuar në 20:20, por gjithsesi vetëm kaq, pasi seti është mbyllur për të kuqtë 25:23.

Në suksesin e Partizanit spikatën Iuzuçuku Oforah me 16 pikë, si dhe Osman Qepa e Andreu Flores me nga 11 pikë secili.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do te zhvillohet të premten me 7 prill 2023 me fillim prej orës 18:30 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”. Një tjetër fitore në Shkodër i kualifikon të kuqtë për në në finale ku do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Erzeni-Tirana. Në të kundërtën skuadrat do të duhet të zhvillojnë edhe përballjen e tretë në “Asllan Rusi”.

Exit mobile version