Teuta – Partizani, “demat” dominues në statistika

Partizani dhe Teuta luajnë sot në orën 18:00 në “Niko Dovana” aktin e tretë të këtij sezoni.

Dy betejat e shkuara janë mbyllur në ekuilibër triumfesh. Përballjen e parë arriti ta fitojë Partizani me shifrat 1-4.

Nën drejtimin e trajnerit aktual Edi Martini, Teuta mori një fitore 0-2 në përballjen e dytë të këtij sezoni.

Gjithsesi në total në dy sezonet e fundit, Teuta ka rezultuar një skuadër lehtësisht e kalueshme për “demat”, që vjet humbën një dhe fituan tri përballje. Ndërkohë, Partizani dominon gjithashtu transfertat. Në 19 ndeshje gjithsej, të kuqtë kanë fituar 9, barazuar 6 dhe humbur 4 beteja.

Ndërkohë skuadra e kuqe dominon bindshëm edhe sa i përket statistikave të përballjeve të të gjitha kohërave, me “demat” që numërojnë plot 55 fitore më shumë se durrsakët, ndërsa kanë edhe një golaverazh pozitiv prej +137 golash.

Përballje në total: 163
Fitore Partizani: 87 (+55)
Barazime: 44
Fitore Teuta: 32
Gola Partizani: 267 (+137)
Gola Teuta: 130

Ndërkohë edhe “peshorja” e vlerës financiare të futbollistëve të këtyre skuadrave anon kah skuadra e Partizanit me një vlerë të përgjithshme prej 5.3 milionë euro, kundrejt vlerës prej 3.6 milionë euro të skuadrës së Teutës.

Partizani ka gjithashtu një skuadër me moshatare më të re (23.8 vjeç) sesa ajo e Teutës (24.5 vjeç)

Teksti:
http://www.panorama.com.al/sport/statistikat-flasin-ne-favor-te-partizanit-demat-e-nenshtrojne-teuten/

Pamjet:
https://www.oversport.al/

Komentoni!