Partizani është kthyer në kryesimin e Superiores, me pike te barabarta me rivalet e kryeqytetit, pas ndeshjeve të javës së 26.

Të kuqtë kanë fituar me shifrat 4-1 ndaj Kastriotit, në një ndeshje që pa protagonistë thuajse të gjithë emrat e sulmit të ekipit kryeqytetas.

Ndeshja ishte e hapur për rreth 30 minuta, pasi skuadrat nuk krijuan shumë rreziqe. Por goli i Carës theu “heshtjen” dhe më pas nisi një breshëri golash që panë Matondon e Selmanin të shënonin për të kuqtë dhe Mihanën për miqtë para fundit të fraksionit të parë të lojës.

Në të dytën, ishte Kastrioti më ngulmues, por Partizani shfrytëzoi kundërsulmet për të gjetur edhe golin e katërt me Mba, i cili vulosi suksesin 4-1 që kthen të kuqtë në vendin e parë.

Cara 1-0
Matondo 2-0
Selmani 3-1
Mba 4-1

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin