Volej Femra, Partizani shkëlqen në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Liga Gjergj Kastrioti në volejboll për femra, aktivitet i përbashkët për klube nga Shqipëria e Kosova, ka hapur sezonin 2022-2023 me ndeshjet e javës së parë të zhvilluara të shtunën dhe të dielën.

Sfida hapëse ne Grupin A u zhvillua të shtunën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, aty ku Partizani mori një fitore bindëse përballë ekipit kosovar M.Technologie.

Të kuqet e drejtuara nga trajneri turk Hakki Ertan Albayrak e nisën me këmbë të mbarë eventin mbarëkombëtar, teksa triumfuan me rezultatin e pastër 3- 0.

Partizani u fut shumë i karikuar në parket, duke dominuar totalisht në setin e parë, për ta fituar thellë këtë fraksion 25-10. Ndërsa dy setet e tjera u mbyllën 25-18.

Ndeshja e dytë e Grupit A u zhvillua dje në Kosovë, teksa Skënderaj mposhti Tiranën me rezultatin e pastër 3-0.

Kujtojmë se ndeshjet në grupe për Ligën Gjergj Kastrioti do të luhen me sistem vajtje-ardhje, për t’i lënë më pas vend fazës finale, në të cilën do të marrin pjesë vendet e para dhe të dyta të secilit grup.

Partizani po ben nje paraqitje shume te mire edhe ne Ligen Unike ne basketboll per femra.

Komentoni!