
Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, ka bërë së fundmi një reagim me doza të forta në faqen e tij të “Facebook”, ku ka “kryqëzuar” trajnerin e Partizanit Giovanni Colella.
Në statusin e tij, Dosti thekson që për të është turp i madh që Kolela është trajner i Partizanit dhe që nuk merr përgjegjësi reale. Ish-sulmuesi shfaqet vërtet i indinjuar teksa shkruan:
“Për mua është turp i madh qe ti je akoma trajner i Partizanit. Një trajner që nuk merr përgjegjësi reale, dhe del aty qesh e flet broçkulla. Për çfarë ndërprerje flet ti, kur klubi të çoi ne fazë përgatitore në Turqi, ti plotësoi të gjitha kushtet! Ky ekip pretendon dhe të dali kampion. Personaliteti i trajnerit është i ekipit. Unë nuk pashë ndonjë përgjegjësi të marrë nga Kolela për mënyrën sesi foli dhe nga mimika e tij. Jam vërtet shumë i indinjuar”, shkruan Dosti.