Drejtuesit e Partizanit po kujdesen që t’i sigurojnë skuadrës kushte shumë të mira gjatë pauzës, në mënyrë që në kthim skuadra të jetë në formë optimale dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit kampion.

Më datën 23 nëntor skuadra do të udhetoje drejt qytetit bregdetar të Alanias në Turqi.

Gjatë kësaj periudhe, përveç përgatitjes në ritme të larta që Colella pritet t’i bëjë skuadrës në stërvitje, Partizani do të zhvillojë edhe dy ose tri miqësore.

Dy nga skuadrat që klubi i kuq mund të luajë miqësore janë Napoli, kryesues i Serisë A dhe një nga klubet më të mëdha në Itali dhe gjigantët holandezë të PSV Eidhoven.

Bisedimet mes klubeve kanë nisur, por ende nuk mund të quhen të konkretizuara, por gjasat janë të mëdha që të kemi një akord për zhvillimin e këtyre ndeshjeve në tokën turke, ku do të jenë të grumbulluar italianët dhe holandezët në këtë periudhë pauze të kampionateve në Europë për shkak të Botërorit, që do të zhvillohet në Katar.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin