Tedi Cara goditet me shishe në fytyrë pas golit (Video)

Tedi Cara shënoi një supergol në minutat e para të sfidës midis Kukësit dhe Partizanit sot qe u mbyll me fitore 1-2 per te kuqte.

Por gjatë festimit te golit, Cara u godit me një shishe në fytyrë. Nje akt i turpshem ne futbollin tone, qe e ka lënë lojtarin e Partizanit të dëmtuar dhe qe me pas eshte zëvendësuar per shkak te ketij incidenti.

Shishja e hedhur drejt tij e çau poshtë pjesës së syrit, por pa asnjë dëmtim për vizionin e futbollistit të “demave”.

Në fundin e pjesës së parë, Cara është transportuar drejt Spitalit të Kukësit për të marrë një trajtim më të specializuar, me lojtarin që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore siç raportohet gjate ndeshjes.

Shikoni videon e incidentit me poshte:

Një koment

Komentoni!