Superliga, Partizani i vetëm në krye

Fitorja e javës së dytë ndaj Laçit ka mbajtur Partizanin në vendin e parë në renditjen e Kategorisë Superiore me pikë të plota. Por ndryshe nga java e parë, kur ishte në shoqëri të disa skuadrave të tjera, tashmë të kuqtë janë të vetëm në kryesim.

Edhe pse eshte akoma shume heret në këtë kampionat, ja vlen të theksohet se një gjë e tillë nuk ndodhte prej rreth një viti e gjysmë, më saktësisht, në fazën e katërt të sezonit 2020-2021.

Me 3 maj 2021, në javën e 31-të ta atij sezoni, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 1-0 me golin e Asanit ndaj Apolonisë dhe mori i vetëm kryesimin e Superiores Kryesim që nuk ia doli ta ruante deri në fund, teksa mbylli kampionatin në vendin e tretë, me 1 pikë më pak se Teuta që u shpall kampione.

Në atë edicion, Partizani kishte regjistruar vetëm 3 pikë pas dy javëve të para, pasi ishte mundur 2-1 nga Kastrioti në ndeshjen e parë të sezonit.

Shikoni renditjen e plote dhe statistikat e sezonit aktual.

Komentoni!