Egzon Belica largohet nga Partizani

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

Lajmi eshte bere i ditur sot ne kanalet zyrtare ne mediat sociale te klubit.

FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Komentoni!