Nuk priten ndryshime në formacion te Partizani

Me rikuperimin e mbrojtësit Eneo Bitri të kuqtë shikohen të plotë për duelin e nesërm me gjeorgjianët, takim i cili do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Nisur nga paraqitja e mirë në ndeshjen e parë, forma e grupit, por edhe kontingjenti që ka, nuk priten ndryshime në formacionin që trajneri Mehmeti do të hedhë në fushë ndaj Saburtalos.

Stafi teknik me punën që ka kryer gjatë fazës përgatitore në Slloveni, por edhe për duelin me gjeorgjianët, po mundohet të konsolidojë një formacion tip, i cili pak a shumë do të bazohet te fytyra që ekipi tregoi më 7 korrik në Gjeorgji.

Nëse përbërja do të jetë e njëjtë si në javën e shkuar, ku nuk përjashtohet edhe ndonjë modifikim i vogël, gjasat janë që Partizani i nesërm të jetë më sulmues.

Partizani ka luksin të luajë nesër për dy rezultate, ndërsa kundërshtarit i bën punë vetëm fitorja.

Komentoni!