Cara: Ky gol me shijoi me shume se vjet

Tedi Cara ishte heroi i Partizanit në triumfin 0-1 ndaj Saburtalos. Sulmuesi kavajas arriti të tundte rrjetën pas asistim perfekt të Skukës. Caracfoli në një prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”.

“Kjo është hera e dytë që unë luaj në Conference League. Edhe vjet kam shënuar. Por, kjo e këtij viti ka një bonus më shumë sepse Saburtalo ishte ekip i fortë. Ata kishin përgatitje fizike dhe kishim shumë vështirësi. U befasova sepse luanin me 5 mbrojtëse dhe në çdo moment kishin mbrojtësa në zonën e tyre. E rëndësishme është ta shënoja atë gol.

Ne e kishim analizuar kundërshtarin, e pamë që numri 22 ishte shumë i shpejtë, hynte nga qendra dhe mu desh të kthehesha mbrapa. Ndaj mu desh të kthehesha në pjesë e parë aq shumë”, u shpreh Tedi Cara.

Komentoni!