Site icon Partizani.net

Largohet Stenio Junior, firmos në Tajlandë

Reklama

Pas disa zyrtarizimeve në merkato, tani është momenti që te Partizanit të fillojnë largimet.

Braziliani Stenio Junior nuk do të jetë më futbollist i skuadrës kryeyqtetasve. Sulmuesi nuk rinovoi kontratën dhe menjëherë ka gjetur skuadrën ku do të vijojë karrierën, madje duke ndryshuar kontinet. 31-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Chiangmai FC, ekipi tajlandez që militon në Kategorinë e Dytë.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare ish-sulmuesi i “demave”, në rrjetin e tij social “Instagram”.

Sezonin e kaluar, Stenio Junior shënoi 12 gola në 33 ndeshje me fanellën e kuqe.

Ku është një largim me peshë, pasi aktualisht në organikën e Dritan Mehmetit janë vetëm dy sulmues, Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara dhe në këtë mënyrë drejtuesit janë në kërkim të një sulmuesi cilësor.

Më datë 7 korrik, Partizani do të luajë në transfertë në raundin e parë të Conference League ndaj skuadrës gjeorgjiane Saburtalo.

Exit mobile version