
Partizani ka kaluar me sukses testin e parë miqësor përgjatë përgatitjeve që po zhvillon në Slloveni.
Në ndeshjen e luajtur përball NŠ Mura të besuarit e Dritan Mehmetit kanë triumfuar me rezultatin 2 – 1.
Golat e Skukës dhe Hotit, kanë përmbysur avantazhin e përkohshëm të sllovenëve në pjesën e parë, qe ishte mbyllur ne disavantazh 1-0. Skuka barazoi shifrat ne minuten e 51-të dhe me pas ishte i sapoardhuri Engjëll Hoti që shenoi golin e fitores ne minutën e 70-të.

NŠ Mura është skuadë sllovene qe u rendit në vend të katërt këtë sezon në PrvaLiga, kategoria me e lartë e futbollit slloven.
Në testin e dytë miqësor të kuqtë do të jenë të impenjuar ndaj NK Jardran Dekani në program më 22 qershor.