
Ekipi nis të shtunën përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023.
Në 11 qershor në “Kompleksin Sportiv Partizani” skuadra do të zbresë në fushë në drejtimin e trainerit Dritan Mehmeti dhe stafit teknik për të nisur përgatitjet në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionin evropian Ligës së Konferencës.
Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 18:00.
Ekipi do të qëndrojë në kryeqytet deri në datën 14, ndërsa në 15 qershor udhëton drejt Sllovenisë, vend në të cilin do të kryej fazën përgatitore.
Gjatë qëndrimit në Slloveni skuadra ka programuar të luaj edhe tre ndeshje miqësore.