Partizani vijon përgatitjet për Kastriotin

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës për llogari të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena” në orën 17:00, kur do të tentohet me patjetër triumfi.

Me grupin u stërvit edhe Albion Marku. Mbrojtësi në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit ka pasur probleme muskulore në ditët e fundit dhe për këtë shkak iu desh të pushonte në ndeshjen ndaj Egnatias.

Ai u stërvit me grupin, por sërish është në dyshim për ndeshjen ndaj krutanëve, e cila do të luhet në heshtje të plotë, pa praninë e tifozëve.

Komentoni!