
Partizani ka arritur fitoren e dyte ne gjysme-finalen e play-off ne basketboll per femra kunder rivaleve te Tiranes.
Partizani fitoi ndeshjen e pare 96-91, dhe ka siguruar finalen pas nje fitore te ngushte edhe ne ndeshjen e dyte me shirat 81-80 ne “Farie Hoti”. Rreth 100 tifoze kane qene te pranishem.
Ndeshja ka qene e ekulibruar dhe ka qene Tirana qe e ka nisur me mire duke fituar pjesen e pare 22-20. Edhe ne te dyten Tirana ka pasur nje epersi te lehte duke e mbyllur ne avantazh 43-37.
Partizani ngushton distancen ne te treten dhe merr avantazhin kur kane mbetur afersisht 8 minuta loje ne pjesen e katert. Eshte Aida Palko qe deperton dhe con rezultatin ne 66-68 per vajzat e kuqe.
Partizani shkeputet ne 72-78 kur ka dhe tre minuta e gjysem loje, por Tirana shenon shtate pike rresht dhe merr avantazhin 79-78. Palko shenon dy gjujatje te lira dhe Partizani kryeson serish 79-80 me nje miute te mbetur. Tirana shkakton faull por Palko shenon vetem nje nga dy gjuajtje, dhe rezultati eshte 79-81 me 21 sekonda ne kronometer. Partizani shkakton faull me 9 sekonda te mbetura, por Qosja shenon vetem nje nda dy gjuajtje, duke vulosur rezultatin perfundimtar 80-81.
Aida Palko ishte me e mira per Partizanin me 30 pike dhe 10 ribaunde. Ornela Lalaj shenoi 13 pike, Ketjona Fekollari 12 pike, Dajana Baraj 10 pike, dhe Ebi Dishnica 9 pike nga stoli.
Partizani kualifikohet keshtu per ne finale, ku do te ndeshet me Flamurtarin, Serite e finales te kampionatit kombetar te femrave do te fillojne me Flamurtarin si ekip prites ne ndeshjen e pare. Skuadra qe fiton tre ndeshje, shpallet kampion.