Partizani e Teuta përballen në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti vjen pas një fitore të rëndësishme kundër Laçit dhe tani beson më shumë se kurrë te Europa.

Nga ana tjetër, ekipi i Renato Arapit, vjen pas një barazimi pa gola në shtëpi me Skënderbeun dhe i bashkohet skuadrave në luftën për mbijetesë.

Votoni

Lojtari me i mire sot? (Partizani – Teuta 9/4/22)

  • Skuka (50%, 39 Votes)
  • Matondo (21%, 16 Votes)
  • Kallaku (10%, 8 Votes)
  • A. Marku (5%, 4 Votes)
  • Bitri (5%, 4 Votes)
  • Stenio Junior (3%, 2 Votes)
  • Mirosvlajev (3%, 2 Votes)
  • Mala (1%, 1 Votes)
  • Belica (1%, 1 Votes)
  • Murataj (1%, 1 Votes)
  • Cara (0%, 0 Votes)
  • Hoxha (0%, 0 Votes)
  • Sota (0%, 0 Votes)
  • Liço (0%, 0 Votes)

Total Voters: 78

Loading ... Loading …

Formacioni

Minutat

  • 90+7′ ⌚ Mbyllet ndeshja me fitore 3-1. Tre pike te rendesishmene gare per Europen.
  • 90+6′ ⚽ 3-1 GOOOL Mirosvaljev gjen me ne fund golin. Ai merr topin në mesin e fushës dhe avancon i qetë drejt portës së boshatisur për të mbyllur çdo gjë.
  • 87’ Sfida luhet e qetë në mesfushë me të dyja skuadrat që qëndrojnë në zonën e tyre.
  • 80’ 🔁 Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Sherif Kallaku dhe Skuka, në vendin e tyre Murataj dhe Mirosvlajev.
  • 78’ Kotobelli provon një gjuajtje me të majtën, por Alban Hoxha e kontrollon pa probleme.
  • 75′ Me kerkuese Teuta ne keto minuta.
  • 62′ 🔁 Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Daci dhe Akuah dhe në vendin e tyre Hyka dhe Hebaj.
  • 62’ 🔁 Zëvendësim te Partizani, largohet Cara dhe në vendin e tij Liço.
  • 52′ ⚽ 2-1 GOOOL Kros ne zone nga Kallaku dhe Bitri eshte aty i gatshem te gjuaj me koke dhe nuk fal. Partizani ne avantazh.
  • 49′ 🟨 Cara rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Partizanit për simulim.
  • 46′ ⌚ Starton pjesa e dyte.
  • 45+4′ ⌚ Mbyllet pjesa e pare me shifrat 1-1. Partizani e nis i pergjumur kete ndeshje, por pas golit te miqve, fillojme te sulmojme me shume dhe goli vjen ne fund kur eshte si gjithnje Skuka ai qe tregohet i vemendshem dhe ne vendin e duhur per ta derguar topin ne rrjete.
  • 45+2′ ⚽ 1-1 GOOOL Skuka realizon, por arbitri e konsideron të parregullt për shkak të pozicionit. VAR në lojë. Pas konsultimit me VAR, duket se mbrojtësi i Teutës është ai që e pason topin drejt Skukës, i cili nuk e fal Qirkon.
  • 45+1’ Lojtarët e Partizanit pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.
  • 40′ Bitri provon me një gjuajtje me kokë nga afer portes, por portieri perseri ben mrekulline dhe i mohon barazimin Partizanit
  • 36′ Bitrit i del mirë një top brenda zonës, por Qirko del shumë shpejtë duke i hequr mundësinë për të barazuar.
  • 27′ ⚽ 0-1 Ivanovicc merr një krosim në zonë dhe përfiton nga një gabimi i Alban Hoxhës për ta dërguar topin me kokë në rrjetë.
  • 25’ Cara merr një krosim të bukur dhe lëshon një goditje me kokë nga nje pozicion shume i mire, por Qirko arrin të shmangë golin.
  • 05’ 🟨 Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Matondos
  • 01′ ⌚ Starton sfida.

Video

3-1 Mirosvaljev
2-1 Bitri
1-1 Skuka
40′ Bitri
27′ 0-1
25′ Cara

Foto

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin