Ergys Kaçe ishte afrimi më i madh i Superiores në verën e vitit të shkuar, por korçari nuk arriti të lozte shumë te Partizani në ato pesë muaj që iu dha mundësi të luajë në kryeqytet. Në janar erdhi largimi plot histori i tij nga Partizani, teksa drejtuesit e detyruan mesfushorin të stërvitet edhe me ekipin U21.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Kaçe tregon çfarë nuk shkoi te Partizani dhe çfarë e zhgënjeu më së shumti në aventurën e tij në kryeqytet, ku sipas tij nuk erdhi për para, por për të provuar shijen e të luajturit futboll në atdhe.

Pas kesaj deklarate, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama. Ai tha se Ergys Kaçe ishte investimi më i madh i Partizanit dhe ai u respektua sic duhej, po thjesht nuk ishte ne formen qe pritej.

Intervista e Kaçes

Përse nuk shkoi si duhet aventura te Partizani? Shumë njerëz thonë se trajneri jua dha mundësinë, por ju nuk ishit në formën e duhur…

Aventura te Partizani nuk shkoi mirë, sepse humbëm shumë pikë në fillim nga gabimet tona kur ndeshjet i kishim në dorën tonë dhe i humbnim në një moment, kur njëri prej nesh bënte gabim individual. Më pas skuadra u ngarkua me stres dhe morëm shumë barazime. Unë kisha shumë probleme në fillim prej pozicionit ku luaja, por sigurisht edhe prej faktit se kisha shumë kohë pa luajtur. Këto nuk më ndihmonin, ashtu siç nuk më ndihmoi as ecuria jonë, sepse nuk po fitonim dot, por edhe karakteristikat e kampionatit nuk u përshtatën me cilësitë e mia. Gjithsesi, nuk mendoj se është e gjithë barra e problemit mbi mua, sepse në një skuadër luajnë 11 lojtarë, nuk isha vetëm unë në fushë.

Kush jua kërkoi largimin nga Partizani dhe si u ndjetë pas kësaj?

Largimin fillimisht e desha vetë, sepse kur nisa të gjej formën time dhe të ndihem mirë në fushë, trajneri (Ilir Daja) vendosi të më lërë jashtë formacionit në dy nga ndeshjet më të forta, ndaj Kukësit dhe ndaj Tiranës. Pas kësaj u mërzita dhe desha të largohesha.

Përse zgjodhët të luanit te Partizani, ndikoi paga?

Unë erdha te Partizani për të fituar kampionatin. Nuk erdha për paratë, sepse kisha kontratë me Aris, ku fitoja më shumë se atje. Te Partizani erdha të provoj si është të luash në vendin tënd, por gjërat nuk shkuan ashtu si i menduam dhe pastaj erdhi edhe ndarja.

A patët ndonjë bisedë me trajnerin Mehmeti? Dhe përse mendoni se Partizani këmbënguli aq shumë për t’ju larguar?

Nuk kam pasur asnjë bisedë me trajnerin Mehmeti, sepse ishte vendosur përfundimisht se unë do të largohesha. Më pas desha të qëndroj, por e dija se klubi e kishte të vështirë të më mbante, sepse kisha rrogën më të lartë në skuadër dhe ata më morën për të fituar kampionatin, diçka që u bë e paarritshme.

Çfarë ndikoi që u përshtatët aq shpejt te Veria në Greqi?

Për mua është shumë më e lehtë në Greqi, sepse këtu jam rritur. Këtu futbolli ka kualitet tjetër dhe është më e lehtë për mua. Gjithashtu, skuadra ku po luaj (Veria) është shumë e fortë dhe gjithçka po shkon ashtu siç duhet dhe këtë kërkoja kur u transferova këtu.

Përse Partizani ju dërgoi të stërviteshit në ekipin U21 dhe a mendoni të ktheheni të luani sërish në të ardhmen në Shqipëri?

Fakti që më dërguan të stërvitem me ekipin U-21, më shtyn të mos kthehem më në kampionatin shqiptar, sepse nuk më respektuan për atë që unë isha dhe përfaqësoja. Mendoj se më dërguan atje, sepse deshën të më mërzisnin që të largohesha sa më shpejt. Edhe për pagat, unë kam falur shumë nga kontrata ime para se të ikja.

Përgjigja e Olsi Ramës

Olsi Rama i dha pergjigje deklarates se Kaçes ne nje interviste per gazeten Panorama, por zgjodhi të mos fliste shumë, por të jepte një reagim konciz, me mesazh të qartë.

“Kaçe thjesht nuk ishte në formë dhe nuk u përshtat me futbollin shqiptar. Ne e respektuam atë për atë që ka qenë që në momentin kur e morëm që të bënte diferencën, gjë, të cilën ai nuk arriti ta bënte.

Dhe këtë nuk ka nevojë ta them unë, sepse e ka thënë i gjithë opinioni i futbollit”, u shpreh drejtori Rama ekskluzivisht për gazetën.

Ergys Kaçe ishte investimi më i madh i Partizanit në merkaton e verës së vitit të shkuar. Drejtuesit e kuq arritën të mbyllnin me sukses për të sjellë në Kategorinë Superiore mesfushorin, i cili nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në Shqipëri.

29-vjeçari, me firmën në kontratën një-vjeçare, plus opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, u bë lojtari më i paguar i klubeve të Superiores, njëkohësisht edhe emri më i madh, i ardhur në këtë merkato.

Korçari, nga ajo që është bërë me dije nga burime jozyrtare, fitonte rreth 12 mijë euro në muaj.

Gjithsesi, ndryshe nga ajo që pritej, Kaçe në asnjë moment nuk arriti të tregojë versionin që kemi parë në Kombëtare apo te skuadra e PAOK-ut në Greqi.

Siç edhe vetë Partizani e dinte, korçari nuk kishte luajtur prej kohësh me Arisin e Selanikut dhe dihej se do t’i duhej një kohë e konsiderueshme për të ardhur në formën e tij fizike optimale.

Gjithsesi, ky mision nuk u arrit dhe pas rreth pesë muajsh, Partizani vendosi t’i kërkojë largimin, që u arrit pas një “lufte” durimi mes palëve, me mesfushorin, që iu desh të stërvitej disa kohë me ekipin U-21 të Partizanit, para se të ikte dhe të firmoste në ligën e dytë greke me ekipin e Verias.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin