Superliga – Skuadrat e fundit të tabelës janë në formën më të mirë

Superliga po i afrohet fundit. Dhe po shikojme perseri nje “film” qe e kemi pare edhe ne te shkuaren. Skuadrat qe jane afer fundit te renditjes ne kampionat, fillojne e zgjohen ne fund te sezonit dhe gjejne formen e tyre me te mire.

Ja, për shembull, le te shikojme se cfare po ndodh te Partizani ne keto jave. Të kuqtë nuk vunë mend nga barazimi dramatik kundër Egnatias me 9 lojtarë. Edhe ndaj Kastriotit ata u treguan bujarë para portës së mbrojtur nga Sali. Fillimisht ishte Junior me portën bosh që nuk e çon topin në rrjetë. Pastaj Kallaku nuk shënon dot nga 11 metra. Kjo ishte e dyta penallti radhazi e humbur pas asaj të Malës ndaj Egnatias.

Dhe mos te harrojme se ishte dhe Belica me Hadrojin që u gjendën në gjumë e nuk kërcyen dot te goli i Kainës. Dhe në fund fitoi Kastrioti.

Por nuk eshte vetem Partizani qe ka ngecur. Laçi i vendit te dyte ka pese ndeshje pa fitore. Kukësi, Vllaznia e Partizani kane të gjitha vetëm nga një fitore në pesë ndeshjet e fundit. Nderkohe Kastrioti eshte nder skuadrat me ne forme ne kampionat me tre fitore dhe nje barazim ne kater ndeshjet e fundit qe ka luajtur. Egnatia ka vetem nje humbje ne pese ndeshje.

A ka ndonje shpjegim per kete fenomen? Eshte gje lodhje nga skuadrat qe kane fituar me shume deri tani, apo eshte dicka tjeter? Lini nje koment me poshte!

Komentoni!