Sot ne oren 16:45 ne Elbasan Arena do te luhet ndeshja e rradhes e Superliges mes Partizanit dhe Egnatias. Partizani mban vendin e peste ne renditje ne prag te kesaj ndeshje, me 34 pike. Egnatia eshte dy vende me poshte, e shtata, me 23 pike nga 24 ndeshje.

Partizani vjen nga nje barazim ne derbi kunder Tiranes me shifrat 0-0. Egnatia u mund ne shtepi nga Teuta ne javen a kaluar me rezultatin 0-1.

Formacionet

Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Sota; H. Marku, Rrapaj, Matondo; Mala, Skuka, Cara
Egnatia (4-2-3-1): Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça; Duranski, Shyti; Lila, Imeri, Jackson; Pedro Augusto

Minutat

  • 90+6′ Mbyllet ndeshja ne barazim 2-2.
  • 90+4′ GOL. Junior barazon rezultatin, edhe pse Partizani luan me dy lojtarë më pak.
  • 90′ 🟥 Karton i kuq per Bitrin, Partizani me 9 lojtarë.
  • 88′ ⚽ I sapofutur në fushë, në vend të Pedro Augustos, Ndriçim Shtupina shënon të dytin për Egnatian, 1-2.
  • 81′ Tjetër shpërthim i Skukës nga e majta e sulmit, shmang portierin Puja, hyn në zonë por nuk arrin të pasojë për Miroslavjev.
  • 70′ Aksion fantastik i Xhuliano Skukës. Sulmuesi pason në zonë për Miroslaljev me lojtarin që godet, por topi bllokohet nga lojtarët e Egnatias.
  • 67’ 🔁 Lëvizje në radhët e Partizanit. Largohet Tedi Cara dhe futet Milan Miloslavjev. Del dhe Eljon Sota dhe në vendin e tij futet Andi Hadroj
  • 64′ 🟥 Menjehere pas golit, Albion Marku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
  • 60′ ⚽ GOL Partizani me Junior. Fillimisht Tedi Cara godet traversën, por topi kthehet te braziliani, që e shtyn topi me forcë drejt rrjetës, 1-1.
  • 54′ I pasaktë Tedi Cara në tentativën brenda zonës, topi shkon shumë larg portës.
  • 47′ Penalltinë e merr përsipër Mala, por tregohet i pasaktë, topi përfudon jashtë.
  • 46′ Partizani e nis me vrull pjesën e dytë, Skuka pengohet në zonë, 11-metërsh për të kuqtë
  • 45′ Mbyllet pjesa e pare pas tre minutash shtese. Partizani me nje reagim te dobet pasi u gjend ne disavantazh. Disa raste me koke por jo shume volum loje ne sulm deri tani.
  • 34′ Tjetër mundësi për Partizanin, Cara nuk e devijon si duhet topin me kokë.
  • 32′ Partizani shume prane golit me Bitrin, që godet me kokës pas krosimit të Malës, por fluturon Puja, shmang golin.
  • 23′ ⚽ Përgjumje e e mbrojtjes së Partizanit. Alban Hoxha ndërhyn në kohë para Pedro Augustos, por topi i kthyer nga “gardiani” i kuq shkon në këmbët e Shytit, që me portën bosh e çon topin në rrjetë.
  • 16′ 🟨 Karton i verdhë për Filip Duranskin, i pari lojtar i Egnatias që ndëshkohet në ktë sfidë
  • 12′ 🟨 Karton i verdhë për Albion Markun, që do të mungojë ndeshjen e ardhshme ndaj Kastriotit.
  • 02′ Mbrojtësit e Egnatias ngatërrohen me njëri-tjetrin dhe topi shkon te Cara, që gjuan menjëherë, por nuk gjen portën e boshatisur
  • 01′ Fillon ndeshja ne Elbasan Arena

Video

2-2 GOL Junior
🟥 Bitri
1-2 Gol Egnatia
🟥 Albion Marku
1-1 GOL Junior
47′ Mala humb penalltine
46′ Skuka merr penallti
34′ Cara
0-1 Gol Egnatia
02′ Cara

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin