
Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet për këtë javë futbollistike.
Më poshtë keni vendimet e plota që kanë të bëjnë me Partizanin:
- KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.