Partizani ka pësuar një ndryshim të dukshëm në këto 2 muaj e gjysmë të vitit 2022, teksa tashmë ka besimin se mund të arrijë zonën evropiane, edhe pse nuk do të jetë një mision i lehtë. Skuadra e Dritan Mehmetit ka arritur që të gjejë stabilitet si në lojë ashtu dhe në rezultate, teksa në 11 ndeshjet e luajtura në këtë vit kalendarik ka marrë vetëm 1 humbje në kampionat, ndërsa ka arritur që të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Bie në sy fakti të kuqtë kanë rregulluar prapavijën, që është kthyer në një nga repartet më hermetike. Vetëm 4 gola të pësuar në 11 ndeshje mes Kupës dhe Kampionatit kanë bërë që te Partizani të kenë siguri dhe të jenë të qetë në repartin e tërhequr.

Trajneri Mehmeti ka theksuar shpesh se skuadra e tij është ende në proces rritjeje, që duket se ka nisur që nga mbrojtja, e cila i ka bërë detyrat më së miri. Dinamo në Kupë, Laçi, Skënderbeu dhe Vllaznia janë skuadrat e vetme që i kanë shënuar të kuqve gjatë këtyre 11 ndeshjeve.

Sigurisht jashtë fokusit nuk mund të lihet edhe Xhuljano Skuka, i cili është kthyer në një pikë referimi tek ekipi i kuq dhe ka treguar se është përshtatur mjaft mirë me ekipn e Mehmetit, teksa ka shënuar 5 gola në kampionat dhe një në Kupë, duke u kthyer lideri i ekipit.

Deri në fund ka ende shumë ndeshje dhe Partizani po i bën gjërat mirë deri më tani e nëse vijon me të njëjtin ritëm ka potencial të konsiderueshëm që të arrijë objektivin Evropë, duke marrë në konsideratë faktin që luan në dy fronte.

/SuperSport/

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin