Ledio Pano

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano, mendon se Partizani e kërkoi më shumë fitoren në derbin e barazuar ndaj Tiranës.

Duke folur në “Gol pas Goli”, ai theksoi se ekipi kishte bërë më mirë se bardheblutë, ndërsa tregoi edhe lojtarin që i kishte bërë më shumë përshtypje në këtë sfidë me lojën e tij.

“Një pjesë e parë e barabartë, të dy ekipet u ruajtën për të mos u ndëshkuar. Sigurisht që loja e pjesës së parë ishte më shumë në mesfushë, duke u kontrolluar. Ndërsa pjesa e dytë kishte ritëm tjetër me ndryshimin e Kallakut me Carë. Kishte më shumë në efektive në pasim, i dha pak ritëm lojës dhe ndryshoi shpejtësia dhe u bë më i rrezikshëm Partizani. Prisja më shumë nga Tirana si kryesuese, si ekip që ka një farë stabiliteti e ka treguar se mund të bëjë më mirë. Partizani dha gjithçka, besoj se e donte me tepër fitoren, rastet e humbura tregojnë momentin “jo” në të cilin është Zhunior (shikoni rastin e humbur).

Më pëlqeu Matondo, ishte lojtar që ekuilibroi shumë lojën e Partizanit në mesfushë. E pamë në pjesën e parë që pothuajse dominoi në aspektin mbrojtës në lojën e Partizanit. Në pjesën e dytë ishte ai që nxirrte topin, ishte një nga më të mirët te Partizani”, tha Ledio Pano.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin