Trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti ka foluar pas fitores fantastike sot ku skuadra e tij mundi Kukesin ne Air Albania me rezultatin 5-0.

“Nuk e kisha menduar kaq të thjesht fitoren. Skuadra ka bërë mirë, më vjen shumë mirë që interpretoi siç duhet atë që kërkova. Të ishte në ekuilibër. Duhet të rrime me këmbë në tokë, kjo ndeshje mbaroi këtu dhe duhet të mendojmë për javën në vazhdim.

Në derbin ndaj Dinamos, na u mohua një 11-metërsh. Skuadra kur imponon ritmin e lojës gjen dhe avantazhin. Duhet të jemi gjithmonë në ekuilibër dhe të menaxhojmë ndeshjen.”

DERBI DHE STARTI I NDESHJES NDAJ KUKËSIT

Skuadra duhet të ishte më e vendosur në fillim të ndeshjes, edhe pse ishte zgjedhje taktike për ti dhënë epërsi territoriale kundërshtarëve. Ne e interpretuam shumë mirë pjesën në vazhdim. Nga çdo fitore duhet të mësojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, ke një bonos emocional, çdo ndeshje ka historinë e saj. Derbi është derbi. Nuk ka vlerë ndeshja me Kukësin nëse gabojmë në derbi. Duhet të bëjmë maksimumin.

EUFORIA

“Të jep bonos emocional dhe goxha entuziazëm por duhet të jemi të kujdesshëm dhe në ekuilibër. Nuk ka vlerë ndeshja me Kukësin, derbi do të jetë histori tjetër. Duhet të japim maksimumin për të bërë mirë dhe të harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje.”

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin