Partizani përballet sot përsëri me Dinamon, të cilën e ka mundur dy herë dhe ka barazuar po aq sfida në këtë sezon. Për mediat dje foli mesfushori i “demave”, Valentino Murataj. Ai shprehet se e mundin Dinamon, teksa tregon edhe objektivin e Partizanit.

Blutë i keni mundur në Kupë, por si prisni të jetë betejae kampionatit?

E konsiderojmë si ndeshja e radhës. Normalisht, e kemi vlerësuar maksimalisht skuadrën e Dinamos. Pavarësisht gjendjesqë ndodhet aktualisht, meriton respekt, sepse ka në skuadërlojtarë me shumë kualitet. Faktor pozitiv për ne është se ikemi mundur në dy ndeshje. Përtej respektit që kam për ata dhe për trajnerin Bledar Devolli, mendoj se do të marrim fitore këtë javë.

Në pjesën e dytë të sezonit po merrni më shumë minuta. E ndieni veten më mirëfizikisht dhe si e shihni vazhdimin?

Tani kam fituar më shumë besim në vete, kam arritur të marr më shumë minuta dhe e ndiej veten më mirë fizikisht. Kampasur probleme në fazën e parë. Në aspektin fizik tani jam nëgjendje optimale.

Çfarë pa trajneri Memheti te ju, që ju ka preferuarnë 11-she në ndeshjet e fundit?

Me profesor Dajën në sezonin eshkuar isha titullar, në fazën eparë të këtij edicioni nuk kamluajtur shumë. Ndoshta nuk është për faj të trajnerit, por prejshkakut tim. Duhet ta gjej te vetja më shumë problemin. Nëndrejtimin e Mehmetit unë kam bërë maksimumin, më pas e divetë stafi nëse ka në plan të më aktivizojë apo jo.

A është rritur Partizani psikologjikisht pas rezultateve pozitive që nga nisja e këtij viti?

E nisëm keq sezonin dhe më pas kur merr fitore, rritet shumëbesimi. Kanë ardhur edhe lojtarë si Skuka, Kallaku, Bitri eHadroj, të cilët na kanë ndihmuar shumë. Shpresoj të vazhdojmë kështu, sepse rritet besimi dhe performanca dhe nëfund të renditemi sa më lart.

Me cilin nga prurjet e reja të janarit njiheni më shumë dhe kombinoheni më shumë?

Me të gjithë. Me Bitrin luajta vjet këtu, Hadrojn e kisha nëBallsh. Me Kallakun njihemi goxha dhe me Skukën kombinohemi mirë. Nuk kam ndonjë preferencë shumë mbi të tjerët,por do të thosha me Kallakun më shumë.

Cili është objektivi i Partizanit në këtë sezon?

Duhet patjetër të kapim kompeticionet europiane përmes kampionatit ose të fitojmë Kupën e Shqipërisë.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin